Me shitjen e Martinez, Interi po mendon të blejë kartonat e 3 futbollistëve
Ndërkohë që Barcelona po kërkon t’i rrëmbejë Interit, Lautaro Martinezin teksa sëfundmi ka gjetur mbështetje te një fond investimesh për të paguar klauzolën prej 111 milionë eurosh të sulmuesit argjentinas djhe për të mos u ulur aspak në bisedime me klubin zikaltër, drejtuesit e Interit nga ana tjetër dhe sidomos Marotta dhe Ausilio po punojmë për të blerë përfundimisht kartonat e Sensit, Moses dhe Biraghit.

Huazimi i nigerianit nga Chelsea është shtyrë deri në fund të këtij sezoni dhe ka kohë ende për të diskutuar për blerjen përfundimtare të tij. Ndërkohë Sensi dhe Biraghi janë të huazuar deri në 30 qershor te Interi.

Për mesfushorin do të kërkohet një skonto nga shumë fillestare prej 20 milionë eurosh për të cilën është rënë fillimisht dakort me Sassuolon për shkak të krizës nga koronavirusi, ndërkohë që kartoni i Biraghit mund të shkëmbëhet përfundimisht me atë të Dalbert që është i huazuar te Fiorentina.
Shtuar më 01/06/2020, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori