Më të mirët e javës së 11-të në Serinë A
Iliçiç: Lider në fushë për Palermon, në fitoren 3-1 ndaj Bolognas. Gola, asist dhe futboll spektakolar. MAGJIKU.

Lamela:I pakapshëm. Vizion loje prej lojtari të klasit të lartë, na rikujton Kakanë e Milanit. I MREKULLUESHMI

Denis: Vijon të shënojë dhe ti dhurojë fitore Atalantës. GOLEADORI.

Benassi: Mbyll portën për lojtarët e Çesenas dhe i dhuron pikë të arta Leçes. I PAKALUESHMI.

Mandelli: Të mbulosh Gilardinon nuk është asnjëherë e lehtë dhe ofron siguri në repartin divensiv të Chievos. DEÇIZIVI.

Klose: Pa dyshim blerja më e goditur në Serinë A. I frikshëm në zonë dhe deçiziv në golin e Skulit. FENOMENI.

Ibrahimovic: Divertent në numrat që bën në fushë, jep asist dhe merret vesh shumë mirë me shokët e skuadrës. FANTAZIA.

Robinho: I shpejtë dhe kërcen në fushë njësoj si gjithë brazilianët. SAMBA

Di Natale: Mbret në fushë dhe në jetë. Megjithëse nuk mund ta fitojë asnjëherë Topin e Artë është fituesi moral i saj. MITI.

Cassano: Nuk ka luajtur por e gjithë bota ka menduar për të, madje edhe Reali ia dedikon atij fitoren. FANTANTONIO.
Shtuar më 07/11/2011, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori