Më të shpejtët e futbollit (FOTO LAJM)

Theo Walcott - Arsenal 9.9 sec/100 m
Që të quhesh një lojtar i mirë dhe i kompletuar në futbollin e ditëve të sotme nuk mjafton vetëm talenti dhe teknika por edhe një gjëndje fizike shumë e mirë. Duke parë që sporti sa vjen dhe bëhet më i fortë atëherë është e nevojshme që futbollistët të kenë një përgatitje atletike shumë të mirë. Gjë që klubet më serioze në planet po i japin shumë rëndësi.

Futbolli ka njohur disa lojtarë shumë të shepjtë siç ka qënë edhe francezi Thierry Henry, të cilin e quanin "futbollisti atlet" pasi i bënte 100 metrat në një kohë shumë të afërt me një atlet profesionist. Ndërsa në ditët tona ky numër sa vjen dhe shtohet më shumë.

Edhe pse nuk ekziston një listë zyrtare e saktë të futbollistëve më të shpejt në botë, besohet se ndër lojtarët aktiv i pari është Marvell Wynne. Amerikani i cili luan në MLS për Coloradon, 100 metra i bën për 10,39 sekonda, duke rivalizuar në distancë Theo Walcott dhe Cristiano Ronaldon.

Besohet se ish-futbollisti i Ajax, Arsenal dhe Barcelonës, Mark Overmars, ka qenë një prej më të shpejtëve në botë, pasi që 100 metra i ka bërë për 10 sekonda. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2013, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori