"Më thanë që rrogën e vendosja unë vetë", si e refuzoi çekun e bardhë Maradona nga Agnelli
Diego Armando
Maradona ishte një tip kontrovers.
Ashtu siç e vlerësonte
Juventusin si skuadër, ashtu edhe e urrente atë.
Vite më parë ai e ka pranuar që ka pasur shumë mundësi për t’u transferuar te bardhezinjtë, por nuk ka dashur ta bëjë për shkak se dashuria e tifozëve të
Napolit ka qenë e madhe dhe nuk mund t'i tradhtonte ata.
“Anjeli më ka ofruar çek të bardhë, por unë gjithmonë i kam thënë jo Juventusit. Avokati më telefononte gjithmonë dhe më thoshte se të luaje me bardhezinjtë ishte si dashuria me një femër. Kisha shpesh biseda me të dhe ai më ofronte shifra të çmendura. Më thoshte që do t’i ofronte 100 miliardë lira presidentit Ferlaino, ndërsa unë mund ta vendosja vetë rrogën. Nuk mund t’ia bëja
Napolit diçka të tillë. Ata më dashuronin dhe unë ndihesha njëri prej tyre. Kurrë nuk do të vishja një fanellë tjetër në Itali përveç asaj të
Napolit. Sigurisht që po të shkoja te Juventusi do të kisha zgjatur karrierën, por do të ishte tradhti e madhe për Napolin”, ka thënë
Maradona disa vite më parë.
Por çfarë do të bëhej
Maradona nëse do të luante me
Juventusin? Ky është një debat më vete. E sigurt është që “El Diez” u shndërrua në një fiksim për presidentin e asaj kohe, Xhani Anjeli. Ky i fundit bëri çdo tentativë, por Diego nuk u bind kurrë. Në atë kohë kishte një luftë në distancë mes tij dhe Platinisë. Kjo gjë bëri që Diego të fillonte edhe të urrente sportivisht
Juventusin dhe këtë gjë nuk e ka fshehur në videot e tij.
Fillimisht ishte një dashuri e pa realizuar, e cila nuk u konfirmua kurrë.
Maradona nuk e tradhtoi asnjëherë Napolin e tij dhe për këtë gjë u bë legjendë e kësaj skuadre dhe fitoi dashurinë e qytetit.
Kjo është një nga arsyet pse Napoli prej dy ditësh po bën homazhe për legjendën
Maradona. Edhe Juventusi e kujtoi largimin e tij nga kjo botë me një video ku ka shënuar një nga supergolat e karrierës.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 22:16