"Më vjen pështirë se ku ka përfunduar bota e futbollit"
Mbrojtësi i Juventusit, Medhi Benatia thotë se i vjen pështirë se ku ka përfunduar bota e futbollit.

Benatia kishte protestuat kundër Michael Oliverit për atë penallti të shkaktuar ndaj Vazquez në minutën e 93.

“E pashë ndeshjen sot, e pashë në TV, nuk mund të referosh një gjë të këtillë sepse të dy ishim në luftë për top”, tha Benatia për beIN Sports.

“Kur ju përpiqeni aq shumë, kundër një skuadër të madhe sikurse është ajo, nuk mund të referoni një penallti të këtillë në minutën e 93 të ndeshjes, sepse kjo ndeshje është dashur të përfundoi pas vazhdimeve. Megjithatë jam krenar me skuadrën e tij, por me vjen pështirë se ku ka përfunduar bota e futbollit sot”, përfundoi marokieni. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori