Më vjen turp nga fëmijët: Ronaldo flet për akuzat për përdhunim
Cristiano Ronaldo nuk i ka mbajtur lotët në një intervistë të dhënë për “Good Morning Britain”.

Shkak është bërë një video e shfaqur në studio për babain e tij, i cili ka ndërruar jetë shumë vite më parë për shkak të problemeve me alkoolin.

Ndërkohë një nga temat e prekura në emision ishin dhe akuzat për përdhunim.

“Më bën të ndjehem keq. Një ditë isha në shtëpi me të dashurën time dhe në televizion filluan të flisnin rreth këtyre lajmeve. Dëgjova fëmijët të zbrisnin nga shkallët dhe e ndryshova kanal sepse më vinte turp. Më vjen turp nga këto akuza”, deklaroi ylli portugez.
Shtuar më 16/09/2019, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori