Mea Culpa e Rocchit: Gabova në Juve-Roma
Gjyqtari italian Gianluca Rocchi i hedh benzinë zjarrit në një moment kur polemikat mes Juventusit dhe Romës po e ulnin intensitetin e tyre. Ai pranon se sfida e "Juventus Stadium", e fituar 3-2 nga bardhezinjtë, nuk shkoi ashtu siç duhej. Në një prononcim për mediat italiane, arbitri i supersfidës së javës së 6 të Serie A, e pranoi se nuk e kishte menaxhuar si duhet momentin e 11-metërshit të shkaktuar nga Maicon, që më pas nxtiti tensionin në fushë mes futbollistëve, por edhe ndaj vetë Rocchit.

"Pasi e ripashë ndeshjen për të rivlerësuar situatat, sikurse bëj gjithmonë pas çdo takimi, analiza më e ashpër i përket pikërisht këtij episodi. Le të themi se ishte një menaxhim jo i ekuilibruar i situatës, që ndoshta krijoi tension mes futbollistëve. Pra, mund të jetë ky çelësi për të kuptuar më pas atë që ndodhi gjatë ndeshjes", është shprehur Rocchi, citon "La Repubblica".

Deklaratat e arbitrit kanë pak rëndësi tani, madje duke i'u referuar polemikave mes palëve, thjesht mund t’i nxisin më shumë ato. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2014, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori