Meda kërcënon FFK-në me tërheqjen nga liga, Vokrri i përgjigjet: Mundemi edhe pa juve
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Presidenti i Hajvalisë, Mehedin Përgjegjaj (Meda) ka shpërthyer në akuza pas ndeshjes Hajvalia – Besa (1:3).

Hajvaliasit pretendojnë se janë dëmtuar rëndë nga gjyqtarët në këtë takim. Meda ka reaguar ashpër për ndaj arbitrit të ndeshjes.

Hajvalia nuk mundet që të luaj ndaj FFK-së, gjyqtarëve dhe ekipeve të tjera. Këtu në Kosovë njerëzit punojnë me direktiva të caktuara. Shteti i Kosovës mundet me pas përfitime nga Hajvalia, turp për FFK-në se çka po bënë. Si ka mundësi që të caktohet tri herë i njëjti gjyqtarë. Atij ‘Krrutit’ (Artan Tahirit) duhet me t’i vijë marre që e fut pipin në gojë. Genc Nuzës duhet t’i vijë marre se me çfarë direktivash po punon, dhe çfarë urdhrash ka marrë nga jashtë”, ka thënë Mehedin Përgjegjaj për Gazetaolle.com.

“KF Hajvalia nuk ka ardhur nga Serbia oj FFK e gjorë. Hajvalia është e Kosovës. Jemi njerëz që po punojmë për të mirën e futbollit, po më vjen turp se çka shikova sot. Do të ishte ndjerë i turpëruar po qe se do të punoja në federatë”.

Meda ndër të tjera zotohet se do ta tërheq Hajvalinë nga garat derisa ka një këshillë edhe për klubet e tjera.

Ndërkohë, kreu i futbollit kosovar, Fadil Vokrri, ka reaguar pas kërcënimeve të Hajvalisë se do të lë garat në elitën e futbollit kosovar, pas humbjes që pësoi nga Besa.

Vokrri në një prononcim për Gazetën Express deklaroi se futbolli mund të ecë përpara edhe pa Hajvalinë, teksa thotë se gjyqtarët do të ndëshohen nëse kanë bërë ndonjë gabim të paqëllimshëm.

“Futbolli mund të luhet edhe pa gjithëkënd. Të gjithë e dimë se ekzistojnë komisionet përkatëse për këto gjëra të cilat gjithmonë kanë bërë një punë të mirë”, u shpreh Vokrri.

“Nëse gjyqtarët kanë bërë ndonjë gabim të paqëllumshëm, atëherë janë vlerësimet për ta sikurse kanë qenë edhe më herët. Unë jam i bindur se aty nuk ka pasur dicka të qëllimshme”, shtoi tutje kreu i FFK-së.
Shtuar më 06/04/2015, ora 11:47

lIY28kZrE
e Enjte 11 Shkurt 2016, Ora 00:08
Ne4, inte tesadtat. Det he4r var ff6rsta ge5ngen jag gjorde panadnacotta pe5 flera e5r, och de5 tog jag mitt gamla vanadliga recpet ff6r att gf6ra det enkelt ff6r mig. Men visst har jag sett recpet med syltadsocadker, och visst veradkar det funadgera bra. Ne4sta ge5ng! kanske haha.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori