E FUNDIT/ Helmoi vjehrrën me fotoksinë, gjykata jep vendimin për Marjana Çmetën
Medalje historike për Kosovën, Erza e bronztë në Lojërat Olimpike
Erza Muminoviq ka fituar medaljen të bronztë në garat e Lojërave Olimpike për të rinj në Buenos Aires.

Kampionia e Evropës fitoi të bronztën me repesazh në kategorinë -44 kilogramë.

Ajo në luftën për medalje mundi ukrainasen, Anastasia Balaban me ippon, për të shpërthyer më pas në lot nga gëzimi.

Erza e nisi me humbje në çerekfinale nga indoneziania, Devi Tangjam.

Më pas në repesazh mundi bullgaren, Aleksa Georgieva, si dhe Vusala Karimova të Azerbajxhanit, për të mundur në luftën për medalje ukrainasen, Balaban.Kontribut në fitimin e medaljes dha edhe asistenti i trajnerit të mirënjohur, Driton Kuka, Fatos Tabaku, i cili ndodhet me Erzën.

Krahas drejtuesve më të lartë të Komitetit Olimpik të Kosovës si dhe ministrit Kujtim Gashi, lufta kryesore e Erzës u përcoll edhe nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.
Shtuar më 07/10/2018, ora 21:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori