Medaljet i imponojnë Ramës realizimin e projekteve të reja (FOTO-LAJM)

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të shtunë një takim me sportistët ku shprehu mbështetjen e qeverisë por edhe prezantoi projektin "Tirana Olympic Park", ku do të fillohet pas pak muajsh ndërtimi i palestrës bashkëkohore të peshëngritjes e cila kërkohet nga komuniteti i peshngritësve prej 20 vjetësh.

"Në Sallën e Hartave për të nderuar Erkand Qerimajn, kampion i Europës në peshëngritje, Daniel Godellin, nënkampion i Europës në peshëngritje, Luiza Gegën, kampione e Ballkanit në atletikë, si edhe për të shpallur projektin "Tirana Olympic Park", ku do të fillohet pas pak muajsh ndërtimi i palestrës bashkëkohore të peshëngritjes e cila kërkohet nga komuniteti i peshngritësve prej 20 vjetësh." shkruan Rama në profilin e tij në Facebook duke postuar edhe foto nga aktiviteti.

Ndër projektet e kesaj qeverie eshte edhe ndërtimi i një pallati të ri lojrash, një pistë të re atletike e një pishinë të re olimpike, si edhe do të sigurohet edhe mjedisi i munguar në gjithë këto vite për federatat sportive. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2014, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori