Medaljet në Pekin kanë çmime astronomike
Albeu.com
Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga fillimi i Lojërave Olimpike Pekin 2008, janë bërë publike edhe çmimet që ka secila nga medaljet e kësaj veprimtarie sportive që padyshim është më e madhja në botë.Çmimi i një medaljeje të artë në Pekin 2008 arrin deri në 140 mijë euro ndërsa 4 vjet më parë në Athinë ajo kushtonte 10 mijë euro më pak ashtu si të gjitha medaljet tjera. Medalja e argjendtë në këtë olimpiadë do të kushtojë 75 mijë euro dhe e bronztë 50 mijë euro. Disa javë më parë kanë mbërritur në Pekin 6000 medaljet që do të shpërndahen për skuadrat dhe atletët. Për prodhimin e tyre janë përdorur 1304 kg ari, 1340 kg argjend dhe 830 kg. bronzë që janë siguruar nga minierat e Australisë dhe Kilit.
Shtuar më 08/08/2008, ora 02:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori