Medel-Inter, gjithçka OK: të hënën nis stërvitja
Pëlqej
Gary Medel që nga e hëna do të jetë pjesë aktive e Interit. Problematike burokratike janë zgjidhur tashmë dhe mesfushori kilian mund të nisë normalisht stërvitjen me ekipin e tij të ri.

Tashmë pritet vetëm komunikata zyrtare e klubit zikaltër për të zyrtarizuar transferimin e ish lojtarit të Cardiff City, shkruan "Corriere dello Sport".

Medel i ka kaluar tashmë vizitat mjekësore dhe të hënën mund të nisë jetën e tij të re si zikaltër. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori