Medel ofendoi arbitrin: Argjentinasit bij k...
Amerika Latine njihet si një vend, ku shtete të ndryshme kanë një rivalitet të madh, dhe shpesh herë kanë pasur sfida të zjarrta në fushë.

Gary Medel rrezikon një pezullim të gjatë me kombëtaren e Kilit, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Paraguajin, pas të cilit e humbi logjikën. Gjithçka është shkruar në raportin e arbitrit argjentinas Nestor Pitana.

Detajet e raportit i ka zbuluar Wigberto Duarte, sekretar i përgjithshëm i federatës paraguajane.

“Në minutën e 93-të nxora nga loja kapitenin e kombëtares mike (Kili), Gary Medel, numri 17, me karton të kuq direkt, për përdorim gjuhe fyese e vulgare, pasi më bërtiti me zë të lartë: “Argjentinas, bij k...”, shkruan Pitana.

Kartoni i kuq dhe fyerjet ndaj arbitrit mund t’i sjellin katër javë pezullim lojtarit të Kilit në ndeshjet kualifikuese për botërorin Rusi 2018.


Shtuar më 21/09/2016, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori