Medel-Osvaldo, goditje dyshe për Interin
Pëlqej
Inter është duke zyrtarizuar dy goditje të rëndësishme: Osvaldo dhe Medel. Për sulmuesin e Southampton mjafton që Taider ti thotë po transferimit në Angli. Kileni i Cardiff City ka pranuar një zbritje page prej 500 mijë eurosh, por edhe Inter e ka rritur ofertën për të me të njëjtën shifër.


Gjatë grumbullimit të zikaltërve në Washington operacioni është cilësuar totalisht i mbyllur: Thohir do të anunçojë dy goditjet, ndërsa Mazzarri mezi pret ti ketë në skuadër, shkruan "Corriere dello Sport".

Gazeta kilene "El Grafico" e hap numrin e saj të sotëm me një fotomontazh ku "Pitbulli" është me fanellën e Inter. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori