Media gjermane i kushton një shkrim Milot Rashicës
"Raketa" është nofka me të cilën e thërrasin Milot Rashicën në klubin e Bundesligës Werder Bremen.

Kjo është e qartë pasi futbollisti i Kosovës është thjesht i shpejtë dhe gjithmonë i saktë, shkruan media gjermane "NDR.de"

Pas një ecurie të dobët rezultatesh, Werder Bremeni regjistroi fitore të madhe si mysafir 2:3 ndaj Wolfsburgun, ku Rashica shënoi dy golat e fitores.

Trajneri Florian Kohfeldt: Unë jam i kënaqur që e kam Rashicën

"Ai është një futbollist që mund ta vendos fatin e ndeshjeve dhe ju nuk e gjeni atë shpesh", ka thënë trajneri i Werder Bremenit Florian Kohfeldt pas ndeshjes.

"Më vjen mirë që e kam atë në skuadër", vlerësoi Kohfeldt.

Edhe pse Rashicës i skadon kontrata në vitin 2022, ka optimizëm për përmirësim kushtesh te klubi gjerman.

Gjashtë gola dhe tri asistime në nëntë ndeshje

Me dy golat kundër Wolfsburg, Rashica ka rritur shifrat e tij në Bundesliga këtë edicion me gjashë gola.

Pas fitores ndaj 'Ujqërve', Rashica u tregua modest duke lavdëruar edhe bashkëlojtarët e tij.

"Shokët e mi të skuadrës më ndihmojnë dhe më vendosin në pozitë të mirë", tha vushtrriasi.

Agjenti Altin Lala ka bashkëpunuar me 'klubet e interesuara'

Nëse Rashica vazhdon kështu, atëherë, do të ketë edhe më shumë klube të interesuara për të.

Tashmë, verën që shkoi, agjenti Altin Lala kishte folur për disa klube të interesuara, të cilat kishin shprehur interesim për 23-vjeçarin.

Vlera e Rashicës në treg po rritet në mënyrë të qëndrueshme

Werder Bremeni kishte paguar rreth gjashtë milionë euro për t'i siguruar shërbimet e Rashicës nga Vitesse në fillim të vitit 2018.

Por, tani të paktën, ai vlen dy herë më shumë se kjo shumë.
Shtuar më 02/12/2019, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori