Media serbe ironi: “Mançesteri e Reali, frikë nga Besa e Kavajës”
Albeu.com
Mediat serbe e kanë gjykuar në mënyra të ndryshme shortin mes Bezhanijes dhe Besës së Kavajës. Kështu, “sportskacentrala.com”, media serbe, shkruan se “Bezhanija do ketë detyrë të vështirë në UEFA sepse do luajë përballë shqiptarëve të Besës së Kavajës...Mediat serbe e kanë gjykuar në mënyra të ndryshme shortin mes Bezhanijes dhe Besës së Kavajës. Kështu, “sportskacentrala.com”, media serbe, shkruan se “Bezhanija do ketë detyrë të vështirë në UEFA sepse do luajë përballë shqiptarëve të Besës së Kavajës, që dolën të 6-ët në kampionat dhe fituan Kupën e Shqipërisë”. Ndërsa “Sport.novosti.co.yu” sqaron se fjala Besa në serbisht do të thotë “zakletva” (pra besë), pohon se pas 20 vjetësh një klub serb do ndeshet me një shqiptar dhe e cilëson “dy takime të famshëm” (cuvenom dvomecu) ato mes Partizanit të Beogradit dhe Flamurtarit të Vlorës.

Sidoqoftë, ka edhe media serbe apo gazetarë serbë që e nënvleftësojnë Besën dhe sulmojnë me ironi trajnerin Ostojiq, që është treguar i kujdesshëm. Kështu, Tomislav Lovrenkoviq ka botuar një analizë në faqen sportive “Sportskevesti.net” duke shkruar: Është tjetër gjë kultura sportive dhe respekti për rivalët dhe tjetër gjë të mos thuash të vërtetën, përse nuk thuhet e vërteta kur je favorit absolut në të dyja ndeshjet. Të thuash si Ostojiqi se “futbolli shqiptar nuk është si më parë sepse atje hyjnë mjaft para” është një paranojë, madje timonieri i “postierëve” (Bezhanijes) arrin të thotë se Besa ka 3 të huaj në përbërje, a thua se ata janë mjeshtrat e mëdhenj që kanë shkuar për hir të miliardave të luajnë në një qytet të madh shqiptar (ironi), në një prej ligave më të forta të Europës. Ruajuni Mançester, Real e të tjerët. I vetmi shpëtim për ju është që Bezhanija të ndalojë këtë superfuqi futbolli (pra Besën).

Së fundi, Bezhanija ka barazuar 1-1 miqësoren e parë verore, të luajtur në Beograd. Skuadra e Beogradit të Ri ka ndalur Partizanin e Beogradit, në kompleksin stërvitor të këtij të fundit. Fillimisht ka kaluar në epërsi ekipi që do jetë përballë Besës së Kavajës në Kupën UEFA, në 70’ me anë të Miliqit, ndërsa barazuan bardhezinjtë në 74’ me anë të Ladiqit. Start
Shtuar më 05/07/2007, ora 09:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori