Media spanjolle: Një Europian me Shqipërinë dhe pa Holandën
Një ndër gazetat më të mëdha në Spanjë "As.com", ka publikuar në versionin e saj “online” një artikull për Europianin e vitit 2016, ku shkruan se në turneun e parë me 24 kombëtare do të marrë pjesë për herë të parë edhe Shqipëria, por jo vendi i tretë i Botërorit të fundit, Holanda.

“Europiani i parë me 24 skuadra do të shohë për herë të parë Shqipërinë, Islandën, Uellsin dhe Irlandën e Veriut. Zgjerimi i turneut për t’i dhënë shans pjesëmarrjeje vendeve të vogla ka nxjerrë në pah dobësinë e Holandës, mungesa e madhe e edicionit të ardhshëm”, shkruan “AS”. /albeu.com/

Shtuar më 14/10/2015, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori