Mediat angleze e dërgojnë Ibrahimovic në Premier League
Mund të ketë përsëri Premier League në të ardhmen e Zlatan Ibrahimoviç, i cili pasi përfundoi aventurën me LA Galaxy në MLS tani është në gjueti për mundësinë më të mirë për t’u rikthyer në lojë në moshën 38-vjeç.

Në Itali hipotezat më konkrete kanë të bëjnë me Milanin dhe Bolonjën, ndërsa në orët e fundit ka dalë në skenë klubi i Tottenham. Jose Mourinho, teknik i ri i "Gjelat", siç raportohet nga disa media angleze, ka nisur kontaktet me agjentin e tij Mino Raiola dhe suedezi në përpjekje për ta bindur atë të zgjedh Londrën.

Mourinho dhe Ibra kanë simpati për njëri-tjetrin, të dy sëbashku kanë punuar në sezonet 2008/2009 (në Inter) dhe te Manchester United, ku Zlatan shënoi 28 gola në sezonin 2016-2017.

Trajneri portugez, i cili sapo ka marrë përsipër drejtimin e Spurs, pas shkarkimit të Pochettino është duke kërkuar përforcime për merkaton e janarit dhe emri i parë në listë është ish sulmuesi i Galaxy, i cili po shqyrton çdo mundësi ndërsa Raiola bën kontakte me klube të ndryshme.

Pretendimet e Ibrës për momentin janë shumë të larta, Milani e di shumë mirë, pasi i është kërkuar të paguajë 18 milion euro për një vit e gjysmë.

Një figurë e rëndësishme, para së cilës "gjelat" gjithashtu mund të dorëzohej për të kënaqur Mourinho dhe për t'i garantuar atij përforcimin e parë që mund ti ndihmoj për t'i kthyer londinezët në rrugën e duhur, në një sezon të filluar në këmbën e gabuar.
Shtuar më 22/11/2019, ora 21:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori