Mediat britanike: Ronaldo bind Dybala-n të pranojë Manchester United
Cristiano Ronaldo duket se është çelësi i transferimit të Paulo Dybalas te Manchester United.

"Daily Mail" zbulon se pas kthimit të Dybala në Torino të enjten, ai kërkoi këshillën e Ronaldos mbi lëvizjen e mundshme drejt "Old Trafford".

Ronaldo mësohet se e ka aprovuar lëvizjen e Dybala për në Manchester, duke i thënë se ai u bë "një kampion" gjatë 6 viteve të tij te "Djajtë e Kuq".

Argjentinasi dëshiron ta provojë veten diku tjetër dhe, sipas këshillave të dhëna nga Ronaldo, Manchester është vendi më i mirë për të.

Maurizio Sarri është një admirues i Lukakut dhe blerja e tij do të ndihmojë në mbushjen e boshllëkut që do të linte Dybala, i cili ka shënuar 78 gola në 182 ndeshje gjatë katër viteve të tij tek Juvja.
Shtuar më 03/08/2019, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori