Mediat e huaja e quajnë të artë barazimin ndaj Danimarkës
Mediat e huaja sportive kanë trajtuar në faqet e tyre rezultatin e ndeshjes Danimarkë-Shqipëri.

Italianët kanë përshkruar forcën e madhe të futbollistëve danezë, dhe nga ana tjetër mbrojtjen e ashpër të shqiptarëve.

"Ka përfunduar pa gola ndeshja në Kopenhagen, por nuk kanë munguar emocionet. Sidomos në pjesën e dytë të lojës, Danimarka ka treguar një forcë të madhe, duke sjellë sulme të njëpasnjëshme, por ka gjetur në rrugë mbrojtjen e ashpër të shqiptarëve, sidomos të atij që shkëlqeu, Etrit Berisha. Portieri i Lazios ka zgjidhur më shumë se një situatë të rrezikshme, duke mbrojtur portën që sulmohej nga danezët dhe duke i nxjerrë me barazim pa gola djemtë e De Biazit", kanë shkruar këto media.

“Corriere dello Sport”, ka shkruar një tekst inkurajues për paraqitjen e Kombëtares së Shqipërisë kundër Danimarkës.

“Bunkeri i De Biasit reziston edhe në Danimarkë dhe lë gjallë shpresën për kualifikimin në finalet e Kampionatit Evropian”, shkruan “Corriere”.

Veçanërisht, në tekst përmendet Etrit Berisha, i cili është pjesë e kampionatit italian me Lazion

Ndërkohë, për ndeshjen e mbrëmshme kanë shkruar edhe mediat e tjera, duke e konsideruar atë një "barazim të artë".
Shtuar më 05/09/2015, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori