Mediat gjermane zbardhin arsyen pse Aubameyang shkoi në tribunë
Dje ndaj Sporting Lisbonës, te Dortmundi u vu re mungesa e sulmuesit Pierre Emerick Aubameyang në listën e lojtarëve të përfshirë për këtë ndeshje.

Në intervistën e tij përpara ndeshjes, trajneri i Dortmund, Thomas Tuchel, deklaroi se klubi ka vendosur ta pezullojë deri të enjten, pa dashur të zgjatet më shumë mbi këtë temë.

Por gazeta "Bild" ka dhënë dy mundësi pse ai është pezulluar edhe pse nuk e ka të konfirmuar lajmin.

- Sipas gazetës gjermane lojtari ka luajtur me telefon në një mbledhje të skuadrës gjë që ka bërë që klubi ta dënojë, pasi telefoni nuk lejohet në të tilla mbledhje.

- Arsyeja e dytë që e jep gazeta e njohur gjermane është se ai të hënën ka udhëtuar për Milano edhe pse e kishte pushim. Por një rregull i klubit thotë se lojtarët edhe pse e kanë pushim nuk duhet të dalin jashtë Gjermanisë.
Shtuar më 03/11/2016, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori