Mediat greke: Kombëtarja shqiptare na “vjedh” një tjetër lojtar
Trajneri i Kombëtares, Christian Panucci ka gati disa emra të rinj të cilët do t’i afrojë në ekip në eliminatoret e Europianit 2020.

Një prej tyre është edhe bomber Fiorin Durmishaj. 22-vjeçari pritet t’i bashkohet ekipit Kombëtar për 2 ndeshjet e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga mediat greke, të cilat tregojnë se sulmuesi i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Panuccit.

“Kombëtarja shqiptare po përgatitet të “vjedhë” një tjetër lojtar. Pas Mihajt, shkon edhe Durmishaj”, shkruan portali grek “Sportime.gr”. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2019, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori