Mediat italiane, lavde për De Biasin: I vetëm në krye
Ishte në fitore që nuk bindte ajo ndaj Lihteshtajnit për trajnerin De Biasi, por mediat italiane nuk kanë reshtur që lëvduari punën e tij me djemtë kuqezi. Prestigjiozja italiane “la Gazzetta dello Sport” i bën një analizë të shkurtër lojës së mbrëmshme të kombëtares sone duke theksuar gjithashtu se ishte një autogol i portierit di Jehle në minutën e 11 ai që çoi Shqipërinë në avantazh. Të interesuar për ndeshjet e Shqipërisë nisur edhe nga fakti se jemi në një grup me Italinë, “Gazzetta” shkruan gjithashtu se aktualisht është skuadra e trajnerit De Biasi ajo që kryeson grupin duke lënë pas italianët dhe Spanjën. /Albeu.com/

Shtuar më 07/10/2016, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori