Mediat italiane "çmenden" pas Strakoshës: Ishte spektakolar!
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Thomas Strakosha ka bërë një ndeshje spektakolare ndaj Juventusit, duke qenë jo vetëm më i miri në fushë për ekipin e tij, por dhe të ndeshjes, edhe pse ekipi i tij humbi 1-0. Mediat më të mëdha në Itali si Sportmediaset, "Corriere dello Sport" dhe "Gazzeta dello Sport" e kanë vlerësuar me notën 7.5 paraqitjen e tij në "Olimpico", teksa ka bërë disa pritje që kanë lënë gojëhapur të gjithë specialistët, raporton Albeu.

"Nuk kishte asnjë faj në golat e pësuar, bën dy ndërhyrje mjaft të mira ndaj Dybala-s dhe ndaj Higuain nga fare pranë në zonë, duke shtyrë golin që do të vinte më vonë 2-0. Më las shpëton në dy raste portën e tij nga gjuajtjet e Dybala-s dhe Higuain në pjesën e dytë.

Meritë e tij që ishte një humbje e tillë e pranueshme për Lazion", shkruan "Gazzeta dello Sport" në vlerësimin për të. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2017, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori