Mediat italiane: CR7 zgjedh trajnerin e ri të Juventusit
Cristiano Ronaldo i ka propozuar Juventusit emrin e zëvendësuesit të Massimiliano Allegrit.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Cristiano Ronaldo ka dëshirë që në krye të Juventusit të vijë Carlo Ancleotti.

Portugezi asnjëherë se ka fshehur simpatinë për teknikun italian, me të cilin ka punuar te Real Madrid, ku kanë fituar edhe një titull të Champions Leagues.

Mauricio Pochettino i Tottenham, Didier Deschamps i Kombëtares së Francës, Simone Inzaghi i Lazios janë gjithashtu kandidatët për të marrë drejtimin e "Zonjës së vjetër". /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2019, ora 22:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori