Sipas mediumeve Sportitalia, Sky Sport Italia dhe Tuttosport, Juventusi është në prag të arritjes së një marrëveshje për të nënshkruar me Han sezonin e ardhshëm.
Talenti është vetëm 19-vjeçar, por qendërsulmuesi, i cili aktualisht është në huazim në Serie B me Perugian ka shënuar shtatë gola mbresëlënëse dhe tre asistime në 17 ndeshje të zhvilluara.
Mediat italiane raportojnë se Zonja e Vjetër e ka ndjekur Hanin dhe i kanë shikuar nga afër ndeshjet e tij që nga muaji shtator.
Ardhja e tij do të jetë gjithashtu një ndihmë mediatike, duke ndihmuar
Juventusin të zgjerojë statusin e tyre në tregun aziatik./albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018,
ora 10:17