Mediat italiane e konfirmojnë interesin e Milanit për merkato tek Partizani
Pëlqej
Rezultatet e dobëta në Serinë A, kanë sjellë largimin e përgatitësit atletikMilanit, Emanuele Marra. Kuqezinjtë janë duke menduar për zëvendësuesin e mundshëm të tij, ku në skenë ka dalë emri i përgatitësit atletikPartizanit, Korrado Sakone.

Lajmi është bërë publik nga gazeta italiane “La Repubblica” ku thuhet se Sakone është një njohje e vjetër e Marko Fasones, pasi kanë punuar bashkë te Napoli në sezonin 2010-2012. Milani dëshiron ta afrojë përgatitësin e ri atletik para derbit me Interin, në mënyrë që skuadra të mos ketë mangësi në stërvitje.

Mesa duke oferta joshëse e kuqezinjve do të sjellë largimin e italianit nga Partizani, për të hedhur një hap të madh në karrierë në një skuadër prestigjoze si Milani. Në ditët e ardhme pritet të ketë dhe një takim mes drejtuesve të Milanit dhe përgatitësitPartizanit për të vendosur rreth të ardhmes. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2017, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori