Aksidentohet makina me 5 mësues, humb jetën një prej tyre
Mediat italiane hedhin në Serie B Interin
Pëlqej
Një kampionat vetëm me lojtar italian kur të kishte përfunduar faza e parë e kampionatit Napoli do kryeson bindshëm, “Corriere dello Sport” ka menduar t’i klasifikoj 20 ekipet e Seria A në një rënditje ku lojtarët italian do të ishin “bomberat” e vetëm në kampionat.

Njëzet golat e Ciro Immobile i kanë dhënë krahë Lazios që e kryeson me +2 pikë nga Sampdoria këtë klasifikim të veçantë, ndërsa skuadra që realisht kryeson kampionatin, Napoli ndodhet shumë afër zonës së ftohtë me 22 pikë.

Dyshja ndiqet nga Juventusi me 1 pikë më pak, ndërsa zikaltërit e Luciano Spalettit do të ishin një kategori më poshtë, së bashku me Beneventon dhe Crotonen që dhe në realitet rrezikojnë rënien.

Renditja e veçantë:

1) LAZIO: 34
2) SAMPDORIA: 32
3) FIORENTINA: 31
4) SASSUOLO: 31
5) ATALANTA: 30
6) SPAL: 29
7) ROMA: 27
8) CAGLIARI: 27
9) CHIEVO: 27
10) BOLOGNA: 27
11) UDINESE: 26
12) TORINO: 26
13) MILAN: 25
14) VERONA: 24
15) GENOA: 23
16) NAPOLI: 22
17) JUVENTUS: 21
18) INTER: 17
19) BENEVENTO: 16
20) CROTONE: 10 pikë./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori