Mediat italiane i thurin elozhe Emanuele Ndoji
Emanuele Ndoji ishte protagonist absolut në sfidën e sotme ndaj Cremoneses, teksa shënoi golin e fitores për Breshias, duke ngjitur skuadrën e tij në krye.

Mesfushori i Kombëtares ishte një nga më të mirët në fushë, teksa u vlerësuar edhe me notën 8 nga mediat italiane, të cilat nuk kanë nguruar ta “ngrenë në qiell” 22 –vjeçarin që është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme.

“Një nga më të mirët në fushë! Kur shkon në thellësi, është i paparashikueshëm. Në pjesën e dytë ishte më pak i dukshëm, por e administron mirë topin. Në fund gjen golin e fitores si një sulmues i vërtetë. Në atë rrëshqitjen e golit ka gjithçka pozitive, nga vendosmëria te dëshira për të shënuar”, është vlerësimi i “TMW” për shqiptarin. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2018, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori