Zlatan
Ibrahimovic është në muajt e fundit të karrierës.
Sulmuesi suedez nuk do të rinovojë me Rosonerët dhe ka shumë mundësi do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli.
Siç shkruan e përditshmja
italiane "Gazzetta dello Sport",
Ibrahimovic mund të ndërmarrë një drejtim tjetër në
karrierën e tij: atë të
trajnerit dhe kush më mirë se Mino Raiola mund të bëjë rolin e mësuesit.
Në këtë mënyrë
Ibrahimovic mund të qëndrojë i lidhur me botën e futbollit.
Shtuar më 26/03/2020,
ora 12:18