Mediat italiane: Panucci rrezikon shkarkimin
Pas disfatës me Ukrainën, Christian Panucci ka marrë edhe vëmendjen e mediave në Itali.

Sigurisht që në këtë rast jo në aspektin pozitiv.

“Calciomercato.it”, ka bërë një shkrim ku vë në dyshim qëndrimin e italianit në Kombëtaren shqiptare.

“Pas humbjes ndaj Kosovë të martën (3-0), Shqipëria nuk arrin që të ngrihet as ndaj Ukrainës, e cila fitoi 4-1. Me këto shifra negative, trajneri italian duket në rrezik shkarkimi, duke marrë në konsideratë që nga ardhja e tij ka fituar vetëm me modestët e Lihtenshtejnit dhe miqësoren ndaj Turqisë”, shkruan portali italian. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2018, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori