Mediat italiane: Skënderbeu fiton titullin kampion, Kukësi luan në Champions League
Pëlqej
Kategoria Superiore kohët e fundit është bër shumë popullore deri sa të shkruajnë edhe mediat italiane.

"Tuttomercatoweb" i ka kushtuar një lajm të veçantë Superiores, ku flet për ecurinë e kampionatit dhe se kush do të luaj sezonin e ardhshëm në Champions.

Media italiane është e bindur se skuadra korçare, pavarësisht se është vetëm 1 hap larg titullit kampion nuk mund të luajë në Europë, për shkak të dënimit nga UEFA. Vendin e Skënderbeut do e zërë Kukësi i vendit të dytë, sipas TMW.

“Gjashtë javë para fundit të kampionatit në Shqipëri, gjërat duken sikur janë mbyllur. Skënderbeu me një dorë te titulli dhe me Kukësin në vendin e dytë, kampionati nuk ka shumë histori.

“Me Kukësin e vendit të dytë që shkon në Champions League, pasi Skënderbeu është përjashtuar nga ky kompeticion”, shkruan ndër të tjera “Tuttomercatoweb”. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori