Mediat italiane vlerësojnë me nota lojtarët shqiptarë, asnjëri nuk bie në sy
Pëlqej
Italia mposhti Shqipërinë në “Loro Boriçi” me rezultatin 0-1, falë golit të Antonio Kandrevës. Edhe pse të kaltrit nuk shfaqën superioritet ndaj skuadrës së Panuçit, arritën të tregoheshin cinikë duke marrë një fitore minimale.

“Sportmediaset” ka bërë vlerësimin e lojtarëve të të dyja skuadrave, ku Bufon rezulton me notën më të lartë. Te kuqezinjtë nota më e lartë është 6, me të cilën janë vlerësuar, Berisha, Hysaj, Mavraj, Roshi, Grezda, Sadiku dhe trajneri Panuçi.

Ja të gjitha notat sipas “Sportmediaset”:

Shqipëria: Berisha 6, Hysaj 6, Mavraj 6, Veseli 5.5, Agolli 5.5, Basha 6 (23′ zv Lila 5,5); Roshi 6, Kace 5.5, Memushaj 5.5 (30′ zv Latifi 5.5), Grezda 6, Sadiku 6 Trajner: Panuçi 6

Italia: Bufon 7, Darmian 5,5 (15′ zv Zapakosta 5), Bonuçi 6, Kielini 6,5, Spinacola 6; Parolo 5,5, Galjardini 5; Kandreva 6,5, Imobile 6, Eder 5,5 Insinje 6 Trajner: Ventura 6 . / albeu.com /
Shtuar më 10/10/2017, ora 09:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori