Mediat italiane zbulojnë dy ekipet që ka refuzuar Napoli për Hysajn
Napoli është një ndër blerjet më të zgjuara të Napolit në merkaton e verës. Mbrojtësi i Kombëtares sonë vlerësohet shumë nga shumë skuadra të mëdha që kërkojnë për ta rrëmbyer.

Gazeta "Corriere dello Sport" raporton se Napoli ka refuzuar dy ofertat e parë të cilat shkonin sa trefishi i shifrës që është blerë lojtari nga Napoli.

Atletico Madrid ka ofruar plotë 15 milionë euro për shërbimet e tij, ndërkohë që edhe Bayerni mendohet se ka bërë një propozim, por që është refuzuar nga drejtuesit e të kaltërve. Mbetet të shohim nëse ylli i Kombëtares sonë do të ndryshojë ekip në verë. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2016, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori