Ndërhyrja që Sergi
Ramos bëri ndaj Mohamed
Salah vazhdon të debatohet shumë.
Ajo tërheqje krahu nga ana e
Ramos, duket se ka qënë fatale për sulmuesin e Liverpool-it dhe me shumë gjasa do të bejë që të humbasë Botërorin.
Egjiptian,
Salah është parë i fashuar në kthimin e tij në Angli, dhe në
media flitet se do ti duhet disa muaj për tu rikuperuar.
Nga ana tjetër mediat në Egjipt, kanë sulmuar
ashpër Sergio
Ramos, duke e quajtur atë një kasap të vërtetë.
Gazeta “Al Masry al Youm” e ka përshkuar sesi “egjiptianët qanë kur kasapi
Ramos ia nxori krahun Salahut”.
Njëlloj, gazeta “El Watan” e kritikoi
ashpër kapitenin madrilen se “e goditi me qëllim Mo Salahun thjesht për ta nxjerrë nga loja”.
Ndërkohë, shumë
media të tjera u përqendruan në pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës.
Ato janë optimiste se
Salah do t’ia dalë të jetë pjesë e Botërorit, me “El Watan” që thotë se nevojitet vetëm një rikuperim dyjavor për rikthimin e Salahut. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2018,
ora 15:59