Mediat në Beograd kritikojnë futbollistin serb të Dritës
Pëlqej
Mediat serbe kanë kritikuar ashpër futbollistin serb që luan për skuadrën e Dritës, Aleksandër Sosiç.

Jo vetëm që kanë marrë mundimin të merren me një djalosh të ri në moshë që shikon së pari karrierën e tij, por edhe kanë arritur të merren me aludime ndaj futbollistit.

Aleksandër Sosiç kishte dhënë një deklaratë për "Zërin" dhe mediat në Serbi kanë thënë "se më në fund media kosovare e ka gjetur një futbollist serb që të veshë fanellën e Kosovës".

Në shkrimin kundër Sosiç, thuhet se babai i tij është ndjerë keq kur ka folur me gazetën kosovare.

Interesi ndaj këtij shkrimi ka qenë i madh dhe në komente ka patur shumë të tillë që e kanë konsideruar Sosiçin "tradhëtar".

Por, ka patur edhe nga ata komentues që e kanë mbështetur futbollistin serb të ekipit të Dritës. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori