Mediat spanjolle i gezohen fitores se Spanjes
Albeu.com
“Kampeones, kampeones”, këto janë titujt e parë të gazetave më të mëdha iberike pas triumfit të përfaqësueses së tyrë në Afrikën e Jugut 2010. Por ndryshe nga 2 vjet më parë, tani jemi kampion bote.
“Sot vendosim edhe në yllin në fanellën tonë, Iniesta na çon në qiell”, kështu ka vendosur ta titullojë shkrimin e saj sportivja “Marca”, e cila thekson se ky brez i artë pas kupës së Evropës solli në Spanjë edhe trofeun më të madh në botë, transmeton Top Channel.

Po të njëjtin titull ka vendosur edhe gazeta tjetër “AS”, e cila shpreh habi sesi një popull kaq futbolldashës ka pritur kaq shumë për një kupë bote.

“Tani jemi superkampionë”, shkruan “Sport”, ndërsa “El Pais” thekson se “11 korriku duhet të shndërrohet në një festë kombëtare për popullin spanjoll”.

“Futbollistët e artë – shkruhet në komentin e kësaj gazete - na dhurojnë një tjetër kënaqësi, këtë herë më të madhe”. “Ëndrra është bërë realitet”, përfundon shkrimi i kësaj gazete. “Spanja është kampione bote”, është shkrimi i “La vanguardias”, e cila thekson se sharmin e Cruffit dhe shokëve të tij në vitet ’70 e kanë trashëguar iberikët dhe jo pasardhësit e holandezëve të mëdhenj.

Spanja, kampionia e re e botës, ka shkruar “Bild” e cila nuk ka harruar të përmendë edhe oktapodin Pol i cili ishte 100% i saktë në parashikimet e tij.
Shtuar më 12/07/2010, ora 11:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori