Mediat spanjolle mbrojnë Keidi Baren: Kartoni i kuq ishte i ekzagjeruar
Keidi Bare mbrëmjen e djeshme u ndëshkua me
karton të kuq në ndeshjen që ekipi i tij luante ndaj La Palmas.
Arbitrat në këtë ndeshje kanë bërë një gjykim skandaloz, duke i anuluar dy gola Malagës dhe duke e nxjerrë nga loja me
karton të kuq shumë të
ekzagjëruar mesfushorin shqiptar.
Ai shënoi një gol, por që sipas arbitrit lojtari që i pasoi
Bares ishte pozicion jashtë loje.
Malaga vazhdoi të këmbëngulte në sulm duke gjetur golin e dytë, që erdhi pas një krosi të
Bares, por që u anulua sërish për shak se topi kishte kaluar vijën fundore.
Të dyja vendimet ishin krejtësisht të gabuara sipas mediave
spanjolle.
Gazeta e madhe
spanjolle “AS” i ka dalë në krah
Bares duke shkruar: “I anuluan një gol për pozicion të dyshimtë dhe doli nga fusha me të kuq shumë të
ekzagjëruar. Në lojë ai ruajti linjën e tij duke qenë kërkues dhe i palodhur në mesfushë”. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019,
ora 17:00