Mediat spanjolle: Valverde është shkarkuar nga drejtimi i Barcelonës
Sipas atyre që raportojnë mediat në Spanjë, Barcelona ia ka komunikuar trajnerit Ernesto Valverde shkarkimin.

Radio “Katalonja” dhe “Onda Cero” shkruajnë se drejtuesit katalanas po vazhdojnë negociatat për emërimin e strategut të ri të kampionëve të Spanjës.

Edhe pse ende nuk është dhënë lajmi zyrtar nga Barcelona, shkarkimi i Valverdes nga stoli i katalanasve duket më afër se kurrë për shkak të dështimit në Superkupës e Spanjës ku u eliminuan në gjysmëfinale nga Atletiko Madridi 2-3. Skuadra numëron një sërë dështimesh në Europë dhe Spanjë dhe pavarësisht besimit të madh që i është dhënë Valverdes, klima në skuadër po e bën të pamundur qëndrimin e tij në Katalonja.

Pas refuzimit të legjendës së Barcelonës Ksavi Hernandez për të drejtuar skuadrën e zemrës në këto momente, kurse po tentohet të bindet ish-trajneri i Totenhemit Mauricio Poketino, por ai duket se do të refuzojë për shkak se dikur ka luajtur për rivalët direkt të Espanjolit.



Shtuar më 13/01/2020, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori