Mediat spanjolle: Wanda Nara po punon për Icardin te Milani
Lajmi i radhës mbi zëvendës Ibrahimovic mbërrin nga Spanja.

Duket se kuqezinjtë po flasin me agjentën e Mauro Icardi, për ta rikthyer sulmuesin në Milano.

Ish-kapiteni i Interit luan sot për PSG.

Por deri më tani ai nuk ka emocionuar në kampionatin francez, madje shpesh është përjashtuar nga formacioni fillestar.

Agjentjagruaja Wanda Nara është, pra, e gatshme t’i gjejë atij një strehim tjetër në 2021.

Sipas portalit iberik Todofichajes.com, ekziston tashmë një parim i marrëveshjes midis Milanit dhe Icardit, duke pasur parasysh edhe dëshirën e lojtarit për t’u kthyer në fushat e Serisë A.

Argjentinasi do t’i kushtonte Milanit rreth 40 milion euro. Një opsion shumë i ndërlikuar për momentin, duke pasur parasysh edhe pagën e lartë që Icardi merr në PSG.

Por me një kualifikim të mundshëm për në Ligën e Kampionëve të ardhshme, kuqezinjtë do të kishin mundësinë për të investuar.

Natyrisht, edhe Icardi duhet të bëjë një sakrificë sa i përket rrogës.
Shtuar më 30/10/2020, ora 20:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori