Mediat spanjolle zbulojnë biznesin e vetëm të Cristianos në Spanjë
Mediat Spajolle kanë zbuluar biznisin e vetëm të Cristiano Ronaldos në Spanjë: një kompani e avionave me qera e cila quhet Dutton Invest SL.

Sipas raporteve nga mediat spanjolle, Portugezi e kishte filluar këtë projekt që nga koha kur ai mori avionin e tij privat në vitin 2015. Gjithnjë sipas mediave lojtari Madrilen ka caktuar në komandën e ekuipazhit, një komandant të Forcave Ajrore Spanjolle, që njëherit është edhe shef i operacioneve të grupit F45 të forcave Ajrore, përcjell Albeu.com.

Cristiano e mendoi hapjen e këtij biznisi kur kuptoi se shitja e avionëve ishte në krizë dhe filloi të investojë në blerjen e tyre.

Plani i lojtarit Portugez është që të vazhdojë rritjen e këtij biznisi dhe gjithashtu të blejë shumë vetura luksoze që ti lëshojë edhe ato me qera. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2017, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori