Mediat turke i bëjnë jehonë fitores: Lindi dielli nga Shqipëria (FOTO LAJM)

Shqipëria e nisin aventurën në kualifikueset e Europianit me një humbje në shtëpi përballë Turqisë. Kështu mediat turke i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë këtij sfidës ndaj Shqipërisë.

Emri i Gynesh, që në gjuhën turke përkthehet "diell" ka qenë kryefjala në mediat turke. "Dielli rilindi në Shqipëri", shkruan “Mynet.com”, ndërkohë që një rëndësi të veçantë ka marrë edhe goli i shënuar nga Çalhanollu pas një goditjeje mjaft të bukur nga jashtë zone.

Ndërkohë mediat turke janë pasqyruar edhe intervistat e Panuccit dhe Bekim Balës pas ndeshjes, me këtë të fundit që ka pranuar se Shqipërisë i ka munguar cilësia në sulm, të paktën kështu e kanë kuptuar turqit intervistën e tij pas ndeshjes.
Shtuar më 23/03/2019, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori