Kanali televiziv, që transmeton kampionatin turk të futbollit, “LigTV”, ka bërë sot një krahasim mes
Diego Ribas,
mesfushorit me numër 10 të Fenerbahçes, dhe Alban Mehës,
mesfushorit shqiptar të Konyasporit.
Përmes statistikave, duke i konsideruar si “trurin” e dy skuadrave në fjalë,
krahasimi me një yll të futbollit botëror, që ka luajtur 33 ndeshje me kombëtaren braziliane, ia rrit më tej vlerat
mesfushorit kuqezi, i cili, çuditërisht, nuk figuron në listën e De Biazit për dy miqësoret e nëntorit.
Jo më kot janë cilësuar si “snajperat” e Superligës Turke. Si periudhë kohore e këtij
krahasimi merret sezoni 20152016, në të cilin
Diego ka luajtur 8 ndeshje, ndërsa
Meha 10 të tilla. Minutazhi i aktivizimit është 522 minuta për brazilianin dhe 898 minuta për Mehën, shkruan Telesport.
Më tej vijohet me golat e shënuar, ku
Diego ka vetëm një të tillë, ndërsa “snajperi” kuqezi 3 gola. Sa u përket asisteve,
Meha qëndron më lart se ishlojtari i kombëtares braziliane, sepse ka 2 të tillë, karshi vetëm 1 asisti të Diegos.
Te “pasimet e rëndësishme”, braziliani i Fenerbahçes është diçka më lart. Ai ka 17 pasime të tilla, karshi 15
pasimeve të Mehës. Përqindja e
pasimeve të sakta është thuajse e njëjtë, 84.5 % për Diegon dhe 84.4 % për Mehën.
Te “krosimet e sakta” dominon sërish mesfushori shqiptar i Konyasporit, me 329 të tilla, përkundrejt 268 krosimeve të brazilianit.
Shtuar më 09/11/2015,
ora 17:50