Mehmet Topal, lojtar i ri i Valencias
Albeu.com
Skuadra e Valencisë ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën e njohur turke të Galatasarajit, për të transferuar në Mestalja, mesfushorin e tyre Mehmet Topal.Valencia për shërbimet e futbollistit turk ka paguar rreth 5 milion euro, mirëpo duke mos precizuar kohëzgjatjen e kontratës.

Transferimi i Mehmet Topalit tash varet nëse 24-vjeçari do t’i kalojë testet mjekësore dhe të arrijë marrëveshje për kushtet personale me skuadrën e cila sezonin tjetër do të luaj në Ligën e Kampionëve.
Shtuar më 13/05/2010, ora 13:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori