Mema: Ekipi luajti mirë, por nuk patëm fat

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka folur pas barazimit 0-0 të marrë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë në fushën e Luftëtarit.

"Ekipi luajti mirë dhe gjatë gjithë pjesës së dytë kemi sulmuar me ekuilibër, por nuk kemi patur fat", ka thënë Mema për Supersport.

"Sfida e kampionatit me Luftëtarin? Shpresoj që gjërat të ndryshojnë dhe të jemi më agresivë. Të dy skuadrat kanë nevojë për pikë. Sulmi? Nuk e di kush do të luajë, sepse Ngoo është i skualifikuar. Nuk e kemi vendosur akoma se kush do të luajë në vendin e tij".

"Ekipi ynë ka një organikë të pasur, por do të duhet të mendohemi për zgjedhjet që do të bëjmë në ndeshjen e kampionatit kundër Luftëtarit".

"Diferenca mes ecurisë në Kupë dhe kampionat? Mendoj se kemi luajtur mirë dhe keq, por besoj se në pjesën më të madhe kemi luajtur mirë në kampionat. Kemi pësuar gola që na kanë vënë nën presion, sepse gjendja në renditje nuk është e mirë".

"Jemi penalizuar nga episodet. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën deri në fund që të shpëtojmë sezonin dhe të shkojmë drejt kupave të Europës", ka përfunduar Mema. /albeu.com/




Shtuar më 24/04/2019, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori