E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Mema karikon tifozët: Pres surpriza nga ata, pavarësisht se nuk janë
rajneri Ardian Mema, në konferencën e zakonshme për shtyp, nuk ka dashur të shtojë presionin mbi skuadrën e tij, por e ka bërë të qartë se dy ndeshjet e radhës, kundër Partizanit dhe Kastriotit, vendosin shumë në lidhje me fundin e sezonit, para finales së kupës.

“Ne lumturohemi nga rezultati jonë. Nuk më shqetëson pjesa e kundërshtarit. Nuk luajmë për të prishur festën e Partizanit, por për veten tonë. Kemi problemet tona dhe janë evidente. Tirana ka kohë që nuk fiton ndaj Partizanit dhe do të ishte një dhuratë për këtë fund sezoni për tifozët.

“Po të ishim në role të kundërt, është unë ashtu do thosha. Tirana e Partizani, përtej rivalitetit në derbi, kanë bërë historinë e njëra-tjetrës. Historia shkruhet nëpërmjet fakteve dhe dueleve ndër vite, Partizani-Tirana ka qenë ndër më të mëdhenjtë.

“Nuk e mendoj kështu, Partizani ka kalendar shumë të vështirë dhe nuk pres asnjë dhuratë. Tiranës nuk i ka falur askush asgjë, nuk pres të ndryshojë gjë. Kemi Partizanin dhe Kastriotin përpara, këto janë finalet tona. Nëse dalim mirë në këto dy ndeshje, gjithçka merr për mbarë dhe do të mendojmë më pas për finalen e kupës, që është mundësia e madhe për të shkuar në kupat e Europës.
Tifozët? E kam lexuar se nuk do të jenë, por ata gjithmonë të surprizojnë”.
Shtuar më 11/05/2019, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori