Mema: Tirana me mungesa, por jemi të motivuar
Pëlqej
mema0
Trajneri i Tiranës, Ardian Mema tha në konferencë në prag të ndeshjes me Flamurtarin se do të shkojë në Vlorë për të marrë tre pikët.

“Fakti që unë kam qenë atje është shenjë pozitive për mua, sepse i di mirë pikat e dobëta dhe të forta të skuadrës. Por që gjithsesi ai kundërshtar dhe çdo kundërshtar duhet të vlerësohet maksimalisht.

Do të doja ta nisja me fitore, do të ishte shpresa ime. Atë do t`ia lëmë fushës, por ne do bëjmë përpjekjet maksimale për të marrë rezultat pozitiv, qoftë dhe barazim. Ekipi fillimisht nuk duhet ti kthehet atyre historive si humbet dhe me kë humbet. Kjo javë ka qenë e ngjeshur, pasi kemi punuar dhe me video”, tha Mema. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2018, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori