Memushaj e ka gati "recetën" për të dalë nga kriza në kombëtare (VIDEO)
Humbja me Luksemburgun në miqësore ka tronditur ambientin kuqezi, pasi Shqipëria humbet prej 5 ndeshjesh radhazi. Mesfushori Ledian Memushaj, me statusin e veteranit në ekip tregon recetën se si ekipi duhet të lërë pas këtë ecuri negative.

“Duhet të mendojmë për ndeshjen me Izraelin. Receta….. një fitore me ta dhe nuk do të dëgjohet më për krizë. Të gjithë ishim të mërzitur, pasi krijuam raste por një humbje ndaj tyre është tragjike. Jam i kënaqur që kjo humbje ndodhi me Luksemburgun dhe jo me Izraelin.”

Largimi i De Biasit mund të jetë një faktor që ka ndikuar te lojtarë. Memushaj pranon se ky është një nga momentet më të vështira në përfaqësuese për sa i përket rezultateve.

“Ka një vit që flitet se trajneri do largohet, por ai është këtu. Këto nuk na interesojnë ne lojtarëve, pasi i takon trajnerit. Ai ka qënë gjithmonë i përqendruar për ne. Me rezultate ky është viti më i vështirë”, u shpreh Memushaj në konferecën për shtyp.

Shtuar më 07/06/2017, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori