Memushaj: E merituam humbjen
Ledian Memushaj, e pranoi performancën e dobët të të gjithë ekipit, pas humbjes me Skocinë.

• Humbja e sotme…

"E dinim që ishte një ndeshje e vështirë. Goli i parë ishte offside, por nuk do të thotë gjë. Nuk kemi luajtur mirë fare. Patëm shanse për të barazuar, por duhet t’i mbyllnim më mirë. Problemi është i të gjithëve.

• E ndjetë mungesën e Bashës sot?

"Nuk më pëlqen të flas për zgjedhjet e trajnerit. Kemi 25 lojtarë që mund të luajnë të gjithë. Jemi të gjithë në të njëjtin nivel.

• Shqetësim për ju, ndryshimi i shpeshtë taktik?

"Këto pyetje duhet t’ia bëni trajnerit, nuk më pëlqen të flas për zgjedhje taktike. Unë përgjigjem vetëm për performancën time", deklaroi Memushaj.
Shtuar më 10/09/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori