Memushaj: Goli i dytë na i preu këmbët
Tërësisht i dorëzuar është shfaqur mesfushori i përfaqësueses së Shqipërisë, Ledian Memushaj në përfundim të disfatës së kuqezinjve ndaj Turqisë, me rezultatin 0-2.

“Asgjë nuk shkoi mirë. Edhe ai gol që në fillim , të cilia ia falëm ne. Pas golit të parë luajtëm mirë, por goli i dytë na preu këmbët. Besoj se goli i dytë e mbylli ndeshjen”, komentoi Memushaj.

"Pas golit të dytë nuk patëm më forcë për të reaguar. Besoj se duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe të fillojmë që me stërvitjen e nesërme që të bëjmë gjërat për mirë”, deklaroi Memushaj, mesfushori i përfaqësueses së Shqipërisë.

Shtuar më 22/03/2019, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori